Po vazhdojnë intensivisht punimet për stadiumin modern, i pari në Shqipëri, që pritet të përfundojnë brenda vitit 2018.

Përmes një postimi në “Facebook” Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur një video ku tregon punimet dhe gjëndjen aktuale të stadiumit me emrin “Arena Kombëtare”

“Arena Kombëtare” do të jetë stadium i nivelit të katërt, sipas kategorive të UEFA-s. Stadiumi do të ketë kapacitet prej 22 mijë e 500 vendesh, ndërsa ndërtimi i tij do të kushtojë 60 milionë euro.

Ky impiant do të jetë me parametra europianë dhe pikërisht në këtë stadium Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj.

"Arena Kombetare", vazhdojnë punimet intensive

"Arena Kombëtare", vazhdojnë punimet intensive #FSHF

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Donnerstag, 4. Januar 2018

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook