Autoritetet arabe kanë arrestuar një çift, të cilët publikuan në rrjet një video teksa putheshin gjatë udhëtimit me makinë.

Video e shkurtër u publikua në Snapchat, nga partneri i cili po mësonte të dashurën e tij si të drejtonte makinën, ndërsa u shpërnda me shpejtësi në mediat sociale.

Ata akuzohen për shpërndarje të “momenteve intime” në rrjetet sociale, gjë kjo e ndaluar sipas ligjeve të sheriatit.

Vetë arabët kanë sulmuar çiftin, teksa e kanë cilësuar çiftin si “të pamoralshëm”.

Video e bërë mjaft virale në rrjetet sociale u pikas edhe nga autoritetet arabe, dhe vetë princi Mohammed bin Abdel Aziz, i cili urdhëroi arrestimin e tyre.

Reagime të shumta ka pasur lidhur me rastin, ku komentues nga bota perëndimore e kanë cilësuar si “injorancë të theksuar” vendimin për arrestimin e çiftit nga autoritetet arabe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook