Pas shumë suprizave në javët e para të sezonit, La Liga është kthyer te normaliteti, madje ka rikonfirmuar garën e përjetshme për titullin kampion mes dy rivalëve historikë si Barcelona dhe Real Madrid.

Gjigandët e futbollit spanjoll ruajtën ritmin edhe pas xhiros së 14-të të kampionatit, duke lënë të pandryshuar situatën në krye të renditjes.

Lionel Messi dhe shokët e tij mbajnë vendin e parë pas fitores 2-1 në fushën e Leganes. Vetëm golevarazhi bën diferencën, pasi me 28 pikë në vendin e dytë ndjek Real Madrid.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidanë iu përgjigj Barcelonës nga distanca, teksa po të shtunën në “Santiago Bernabeu” mundi me përmbysje Sociedad. Ndjek dy kryesuesit Sevilla, që është ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit.

Skuadra andaluze regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi kaloi 1-0 transfertën kundër Valladolid në sfidën që mbylli javën e 13-të në La Liga.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për Atletico Madrid. Të besuarit e Diego Simeone kanë humbur terren në klasifikimin e përgjithshëm pas barazimit 1-1 në fushën e Granada.