Kreu i opozitës Lulzim Basha fton sërish shqiptarët për në protestë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të gjithë bashkë në shesh, për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën.

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”, shkruan lideri i opozitës

Basha Fb