Tifozët anglezë do të bëhen myslimanë, nëse Mohamed Salah vazhdon të shënojë ende gola.

25-vjeçari egjiptian, Mohamed Salah, po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit që kur u transferua në Angli nga Roma në verën e vitit 2017.

Me 30 gola në 36 ndeshj, 22 prej tyre në Premierligë, Salah është shndërruar në një lojtar shumë të dashur për tifozët, që vazhdimisht i këndojnë këngë në bare të ndryshme në Liverpool.

Në mes të vargjeve që tifozët i kanë kushtuar egjiptianit, këndohet: “Nëse shënon ende gola, do të bëhemi myslimanë”.

Salah shënoi një gol në Champions në fitoren e Liverpoolit 5-0 kundër Portos, i gjashti për 25-vjeçarin deri tani në këtë garë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook