Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për sistemin e shëndetësisë dhe disa nga problemet që kanë hasur pacientët.

Ndër të tjera ish-kryeministri tha se prej muajsh ka pacientë, të cilët nuk po gjejnë dot hollues gjaku edhe pse janë me valvula në zemër.
Ndërsa thotë se atyre iu rrezikohet jeta, Berisha akuzon një ministër të kabinetit qeverisës se luan me diamante dhe e ka botën rozë.
“Ai që foli para meje, luan me diamante, e ka të lehtë, e ka rozë këtë botë, ndërsa këta po këta që vdesin për valvula e kanë ferr këtë botë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha pa përmendur emra.
Përpara ish-kryeministrit në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Blendi Klosi. Nuk mund të themi nëse Berisha ia adresoi Klosit këtë deklaratë të forte, apo ishte gjithçka në mënyrë figurative.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook