Një betejë epike mes një dhelpre të re dhe një shqiponje është filmuar nga një kamera.

Në video duket zogu gjigant grabitqar i cili përpiqet t’i vjedhë drekën dhelprës, një lepur.

Videoja e marrë nga Zachary Hartje tregon vrapimin e dhelprës me lepurin në gojë, e cila papritmas sulmohet nga një shqiponjë, që arrin të kapë lepurin.

Por, dhelpra e ka shtrënguar fort prenë me nofullat e saj dhe për pasojë merret bashkë me të nga shqiponja.

Beteja dramatike, e kapur në San Juan Island në veriperëndim të Uashingtonit, u dokumentua gjithashtu nga Kevin Ebi nga Living Wilderness.

Ebi, i cili fotografon rregullisht dhelprat në zonë, e përshkroi momentin si një “veprim veçanërisht dramatik i vjedhjes”.

Ebi tha se mendonte se dhelpra do të lëshonte lepurin dhe do t’i jepte shqiponjës tullace një darkë të lehtë, por u befasua kur ajo u përfshi në betejë me zogun. E gjithë beteja zgjati më pak se 8 sekonda.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook