Mbrëmja e djeshme ka qenë vërtetë e çmendur për Bleona Qerretin, Angela Martinin dhe të dashurin e kësaj të fundit, Dragos Savulescu.

Tre miqtë kanë udhëtuar drejt Las Vegas-it për t’u argëtuar në një kazino, në vendin ku ka ndodhur e paimagjinueshmja për Bleonën.

Përmes disa videove të postuara nga Angela Martini në Instagram, tregohet momenti, kur Bleona ka fituar 23 mijë dollarë në një makinetë në kazino.

Sapo kuptoi se kishte fituar, Bleona u hodh përpjetë nga gëzimi, ndërsa për ta konfirmuar fitoren e saj erdhi dikush nga stafi i kazinosë.

Më pas Bleona tregon paratë e fituara duke theksuar se gjithçka që di të bëjë është vetëm të fitojë kudo.

“Gjithçka që bëj është të fitoj, fitoj, fitoj pavarësisht gjithçkaje!”, ka shkruar Bleona në Instagram.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”564″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook