Në ndeshjen kundër Beshiktashit, Sokol Cikalleshi ka bërë një paraqitje ‘të magjishme’, duke shënuar dy gola në vetëm dy minuta.

Në përballjen e Kupës së Turqisë ku Osmanlispor luajti kundër Beshiktashit, Sokol Cikalleshi, ka siguruar fitoren skuadrës duke goditur në shenjë 2 herë rradhazi.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 83-të, por ka qenë bomberi i Kombëtares shqiptare, ai që ka kthyer për dy minuta rezultatin.

Në fillim, në minutën e 86-të, kavajasi shënoi golin e parë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, shënoi edhe golin e kthesës, me 11-metërsh.

Por, gjithsesi, kjo fitore falë Cikalleshit nuk i shërbeu turqve të Osmanslisporit, që e kishin humbur ndeshjen e parë me shifrat 1-4, dhe përfundimisht u eliminuan në raundin çerekfinal të Kupës së Turqisë.



Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook