Kur kanë mbetur dhe më pak se një muaj nga nisja e festivalit të ngrënies së mishit të qenve në Kinë, janë publikuar në rrjet pamjet tronditëse të filmuara gjatë festivalit në vitin 2016.
Pamjet mizore tregojnë qen e mace të pjekura. Edhe pas kritikave të ashpra, duket se ata nuk ndalen, dhe sërish pas disa ditësh do të zhvillohet ky “festival”, i cili vetëm i tillë nuk mund të quhet.
Festivali zhvillohet në Yulin të Kinës, ndërsa shitësit shprehen se kafshët janë therur në mënyrë humane.
Nga raportimet e mediave vendase, mësohet se shumica e kafshëve kanë qenë të humbura.
Por personat që protestojnë kundër kësaj mizorie ndaj kafshëve, tregojnë se ato janë kapur nëpër kafaze e se janë rrjepur të gjallë në publik.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook