Në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një video ku një imam në Kosovë, bën thirrje ndaj besimtarëve myslimanë, lidhur me gjërat që nuk duhet të bëjnë vajzat dhe gratë e tyre.

Siç mund të dëgjoni në videon që gjeni më poshtë, ai u bën thirrje prindërve dhe bashkëshortëve që të mos i lënë vajzat dhe gratë të shkojnë në plazh, gjatë periudhës së agjërimit.

Ndërsa Ramazanit po i vjen fundi, imami thotë se po shkove në det, prishet Ramazani.

“Mos i leni me shku në det, gratë gjatë Ramazanit. Bishtin e sakicës (lloj sëpate) e keni pas dere? Nëse është nevoja përdoreni”, shprehet imami.

Por pavarësisht predikimeve të tij, thirrjet e imamit janë cilësuar të tepruara, madje edhe skandaloze.

Në videon më poshtë gjeni deklaratën e plotë të imamit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook