Ali Avci quhet regjisori i cili mori përsipër të krijonte një film për fëmijërinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdoganit ka realizuar filmin “Lideri”. Tek filmi i fundit ai na rrëfen se si do të ishte ana tjetër e monedhës nëse grushti i famshëm i shtetit do të funksiononte.

Skena e fundit e trailerit tregon Erdoganin të dorëzuar ndaj grushtit të shtetit dhe disa puçista që i mbajnë armën në kokë si kërcënim, për këtë film Avci ka marrë akuzën si gylenist nga shteti turk. Traileri i fundit i filmit “Uyanis” ose ndryshe “Zgjimi” është shfaqur këtë javë në kinema.

Traileri ka pamje të forta dhune ku puçistët mësyjnë në pallatin e Erdoganit dhe vrasin gjithë stafin, familjen dhe vetë presidentin në fund, duke rezultuar në një grusht të suksesshëm shteti.