Një kishë 420-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli, pas rrëshqitjes së një masivi dherash nga një mal në Itali.
Bëhet fjalë për kishën “Santuario di Gallivaggio”, e cila ndodhet në Valle Spluga të Italisë, pranë kufirit me Zvicrën.
Siç shihet dhe në pamjet e frikshme, shkëmbinjtë ndaluan 10 metra pranë kishës, duke mos e prekur aspak strukturën e saj.
Agjencia italiane e lajmeve, “Avvenire” raportoi se rrëshqitja e dheut ndodhi pasi qyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, që arritën deri në 60 mm në 24 orë, shkruan “DuaLajm.com”.
Prifti i kësaj kishe, Don Andrea Caelli u shpreh për mediat italiane se dora e Perëndisë ishte ajo që veproi, duke mbrojtur shtëpinë e Zotit.
“Si besimtar them që dora e kujdesshme e Perëndisë e shoqëroi këtë ngjarje, e cila mund të kishte përfunduar tragjikisht”, tha prifti italian.
Rrëshqitja e dherave ishte parashikuar disa ditë më parë, ndërsa rrugët e qytetit ishin bllokuar për shkak të paralajmërimeve nga gjeologët.
Kisha vetëm u mbulua nga reja e pluhurit që shkaktoi rrëshqitja e masivit shkëmbor, por pa pësuar dëme.
Sipas banorëve vendas, kisha është ndërtuar në vitin 1492, në vendin ku dy vajza thanë se panë Virgjëreshën Mari.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook