Luana Vjollca është një nga personazhet më të përfolura të showbizzit shqiptar nëpër portale dhe mediat rozë.

Përveç linjave trupore, për të cilat e lëvdojnë të gjithë, moderatorja ka dhe një arsye tjetër përse është një nga femrat më tërheqëse shqiptare.

Luana Vjollca ka dhe lëkurën më të bukur në botë. Moderatorja joshëse ka publikuar së fundmi një video në Insta Story ku shfaqet duke drejtuar automjetin.

Nën ritmin e muzikës në sfond, Luana shfaqet duke kërcyer në makinë. Dielli i bie në fytyrën e saj të pastër, për të cilën Luana ka vetëm një njeri për të falënderuar, nënën e saj.

“Faleminderit mam për lëkurën më të mirë në botë. Të dua Maria Vjollca!,”-përfundon moderatorja, e cila pritet të nisë një format të ri televiziv në Top Channel.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook