Dëshira për të bërë një selfie perfekte në një ujëvarë i ka kushtuar jetën një të riu nga India.

Ngjarja ka ndodhur në ujëvarën Galigabadar në Pottangi të qarkut Koraput në shtetin e Odishës në Indi, ku një 24-vjeçar humbi ekuilibrin teksa ishte duke bërë një selfie dhe u rrëzua nga rreth 50-foot, duke përfunduar në breg të lumit, shkruan “DuaLajm.com”

I riu, Subrat Nag, nga Kalahandi, u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të fshatit Pottangi, por më vonë u dërgua në spitalin Rajonal të Koraput-it për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas disa orësh në spital.

Miqtë e tij kanë filmuar momentin e rënies nga ujëvara të 24-vjeçarit dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Viktima, Subrat Nag

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook