Një person ka blerë një telefon të ri, por është shokuar nga ajo çfarë gjeti brenda tij, duke mos arritur të kuptojë se si ato foto kishin përfunduar në Iphonin e tij.

Julian Calavero, një publikues në ‘Youtube’, ka ndarë historinë që ka bërë bujë mjaft të madhe.

Në video, shihen fotografitë e një gruaje mjaft të çuditshme, e cila ngjason me një fantazëm.

Calavero ka treguar, se kur blerësi e kishte dërguar telefonin e tij në dyqanin ku e kishte blerë, punëtori në dyqan ishte frikësuar shumë për ta ndihmuar.

Blerësi i telefonit e kishte blerë atë të ri dhe ka mbetur i shokuar kur e pa fotografinë duke menduar se si kishte ardhur ajo deri në telefonin e tij.

Edhe më e çuditshme është se ajo fotografi nuk hapet fare edhe nëse ju tentoni ta hapni për të parë më qartë nga afër.

Disa njerëz mendojnë se kjo është ‘vepër’ e ndonjë hakeri i cili është futur në atë telefon.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook