Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për Mike Kliebert, por ai është një ndër personat që di të sillet me aligatorë.

Por këtë herë ai është përballur me një reagim të ashpër nga ata që e njohin, por jo vetëm.

Ai njihet ndryshe si ‘T-Mike, mbreti i aligatorëve’ dhe ka marrë një zvarranik për ta bërë pjesë të një festë me miqtë e tij.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e prindërve zgjedhin të presin një tortë ose të hedhin tollumbace për të zbuluar gjininë e fëmijës, ai e bëri me anë të aligatorit.

Melody Kleibert, bashkëshortja e tij shpërndau videon e momentit të festës në shtëpinë e tyre në Luiziana.

Profesionisti i dha të kafshojë një tollumbace me ngjyrë, e cila tregoi se familjes së tyre do ti shtohet një djalë.

Menjëherë pasi pamjet u bënë virale, filluan komentet negative që i thonin se po abuzonte me të, duke e konsideruar si një akt injorant.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook