Kane dale ne gjyq kater te rinjte shqiptare, qe u arrestuan ne Britani, me akuzen e kultivimit te droges.

Mediat e huaja raportojne se ata i tradhtoi era e forte e hashahit, pas te ciles, policia zbuloi edhe bazen e kultivimit te droges, nje minisere ne te cilen ishte mbjelle kanabis, per te cilin kujdeseshin kater shqiptaret.

Ata jane Sokol Geshtenja, 24 vjeç, Hysen Uzuni, 27 vjeç, Blerim Rama, 30 vjeç dhe Klajdi Kukli, 22 vjeç.

Ata u zbuluan pasditen e 20 marsit, teksa policia bastisi banesen ku kultivohej droga dhe me pas u prangosen.

Ne seancen gjyqesore, avokatet mbrojtes kane thene se ata duan tashme vetem te shkojne ne shtepi, nderkohe qe ka gjasa qe te perballen me debimin nga Anglia, pas mbarimit te procesit gjyqesor.

Pasi ka degjuar mbrojtjen dhe justifikimet e saj, lidhur me persete e futjes ne kete rruge nga ana e shqiptareve, gjykatësi Peter Armstrong u eshte drejtuar te arrestuarve: “Ju jeni përdorur nga të tjerët. Ju jeni mjaft të rritur të dini se kjo ishte e gabuar. Fakti që keni qenë këtu si emigrantë ekonomik unë mund të marr parasysh në një farë mase, por pagesa e borxheve me mjete të paligjshme do të rezultojë në dënim”.