Lirimi i kryebashkiakut të Lezhës nuk ka kaluar pa “emocione” tek lezhjanët.

Të mbledhur në një lokal të Lezhës pranë gjykatës, qytetarë të shumtë shihen duke shpërndarë e konsumuar birra, pas thirrjeve “fitore, fitore”.

Kryebashkiaku Frrokaj qëndroi tre ditë në paraburgim, së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash.

Qytetarë të shumtë të Lezhës kanë protestuar kundër arrestimit të tij, duke e cilësuar si një sulm politik, pasi kryebashkiaku është i djathtë.

Edhe sot një grup i konsiderueshëm qytetarësh ishin gati të çanin rrethimin e gjykatës me thirrjet: Jemi me ty, jemi me ty.

Opozita e ka cilësuar politik arrestimin e Frrokajt, ndërsa vetë kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ai do të besojë deri në fund se Frrokaj është i pafajshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook