Dy gjirafa të rralla me lëkurë të bardhë janë parë në një zonë në Kenia dhe janë filmuar për herë të parë.

Sipas ekspertëve, dyshja e gjirafave unike vuajnë nga një çrrregullim i rrallë gjenetik i quajtur “Leucism”, i cili parandalon pigmentin në qelizat e lëkurës dhe rezultati është e bardha.

Ndryshe nga albinizmi, ku ka thjesht mungesë melanine, leucizmi është një çrregullim që shkaktohet nga reduktimi në tipe të shumëfishta të pigmentit.

Gjirafat janë filmuar nga Programi i Konservimit të Hirola në Kenia. Më herët në qershor, kafshët u raportuan fillimisht nga banorët e zonës.

Programi i Konservimit të Hirola na ka lënë të kuptojmë se gjirafat e bardhë do të bëhen një pamje gjithnjë e më e zakonshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook