Në media është publikuar videoja nga bordi i helikopterit që u rrëzua në Brazil, duke i marrë jetën një turisti 42-vjeçar.

Vivian Carolina Cataldo, e cila ishte brenda në helikopter filmoi momentin kur helikopteri humbi kontrollin dhe për pasojë u rrëzua në një vendpushim popullor plazhi në San Paolo.

Në video shihet znj.Cataldo, që filmon peisazhin nga helikopteri, së bashku me burrin e saj, Paulo Thiago Alves, i cili u ul në pjesën e përparme të helikopterit, pranë pilotit.

Teksa helikopteri flutoron përgjatë gjirit, dëgjohet një alarm dhe mjeti fluturues befas fillon të bjerë në tokë.

Piloti nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar helikopterin, një Robinson R44 Raven II, duke u rrëzuar drejt tokës.

Helikopteri u rrëzua duke rënë mbi një turist, Alessandro Correia Leite, 42 vjeç, i cili ishte në vendin dhe kohën e gabuar. Ai vdiq në vendngjarje.

Ndërkohë që piloti dhe çifti turist pësuan dëmtime të lehta nga përplasja e helikopterit.