[ngg_images source=”galleries” container_ids=”422″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Dalin pamjet filmike të operacionit anti-drogë me helikopter të gomones që tentonte të arratisej.

Kapet gomonia e pikasur në ujërat në veri të Kurfuzit, ku dyshohej se ishte ngarkuar me lëndë narkotike nga Shqipëria.

Pas disa orësh ndjekjeje me helikopter deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë, forcat e policisë vendosën të qëllonin me snajper mbi mjetin lundrues. 

Gomonia me 2 ton kanabis ndaloi në momentin që njëri nga trafikantët u plagos. Theksohet se mjeti lundrues ishte i pajisur me tre motorë të fuqishëm që e bënin të vështirë ndjekjen në det.

Dalin pamjet filmike dhe me foto te aksionit ku u arrestuan një shqiptar, një turk dhe një grek.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook