Specialistët për Narkotikët kanë goditur një grup që fusnin lëndë narkotike në I.E.V.P. Durrës, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Psikologu”, ku janë arrestuar tre shtetas dhe janë ndaluar dy të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale: Heroinë, Kokainë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë.

Sipas policisë janë arrestuar shtetasit: Arjan Belishova, 49-vjeç, banues në Durrës, psikolog në I.E.V.P. Durrës, Astrit Hushi, 50-vjeç, banues në Durrës, Saimir Zotkaj, 32-vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P. Durrës si dhe janë ndaluar shtetasit: Serxhio Shjalshi, 24-vjeç, banues, shitës në I.E.V.P. Durrës dhe Sokol Duma, 38-vjeç, banues në Durrës.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin fusnin drogë në I.E.V.P. Durrës.

Njoftimi i Policisë

“Gjatë hetimeve Specialistët zbardhin dhe dokumentojnë gjashtë ngjarje ku shtetasit e mësipërm janë të implikuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi dy-mujor me metoda speciale, më datë 27.07.2017 kanë finalizuar me sukses operacionin e kodur “Psikologu”.

Janë proceduar penalisht pesë shtetas, tre prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë janë ndaluar.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës
  • Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës
  • Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P.

Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

  • Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;
  • Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.

Mekanizmi i ngjarjes:

Shtetasi Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi Sodiol Duma (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit Arjan Belishova (i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.

Shtetasi Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili është i burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.

Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojt Heroinë;
  • 13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
  • 36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
  • 2 peshore elektronike;
  • 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;
  • 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar 6 ngjarje, ku shtetasit e mësipërm dyshohet se janë të implikuar, konkretisht si më poshtë vijojnë:

  1. Më datë 05.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 68 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  2. Më datë 19.02.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  3. Më datë 28.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  4. Më datë 18.03.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  5. Më datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
  6. Më datë 05.07.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Hetimet vijojnë për shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” dhe “Moskallëzimi i krimit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2, 324/a/2 dhe 300 të Kodit Penal.