Lojtari uellsian i Regbisë, Scott Baldwin është përfshirë në një incident që nuk do ta harrojë lehtë ditën e sotme.

Prej disa ditësh, ai ndodhet bashkë me skuadrën e tij Ospreys në Afrikën e Jugut, për të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Port Elizabeth.

Gjatë një vizite që lojtari po bënte në kopshtin zoologjik bashkë me skuadrën, u ndal në një kafaz ku ndodheshin dy luanë.

Ai futi dorën në kafaz për të përkëdhelur luanin në kokë, por pas disa çastesh luani ka reaguar, duke i kafshuar dorën sportistit.

Fatmirësisht, Baldwin e ka ende dorën të plotë, por ka pësuar disa të qepura dhe do të mungojë për disa javë në fushë, pasi ka vështirësi në kapjen e topit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook