Gjatë një koncerti mund të ndodhin incidente nga më të ndryshmet, si ky i ndodhur së fundmi.

Një fans ka tentuar të tërheqë nga këmba këngëtaren Gebby Vesta, e cila po performonte në një club nate në Indonezi.

Fansi, i cili kishte shkuar për ta dëgjuar bashkë me një grup shoqëror, dallohet një moment teksa vendos dorën tek këmba e saj.

32 vjeçarja përdori këpucën me takë për ta gjuajtur djalin në fjalë. Më pas bodyguardët u siguruan që ai të largohej nga klubi dhe Gebby të vazhdonte koncertin.

“Veshja e rrobave sexy është pjesë e punës që bëj. Klubi i natës e pret këtë si pjesë të kontratës kur ata të punësojnë. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit mund të prekin çfarëdo që dëshirojnë”, tha këngëtarja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook