Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, grabitës të disa banesave. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Long Wait”.

Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Dedaj u arrestua teksa po tentonte të vidhte me armë një tjetër banesë.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.D, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, 

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook