Një grabitës ka hyrë në zyrën e dietologes së njohur shqiptare, Blerina Bombaj, ku ka vjedhur portofolin e një prej punonjësve, ndërsa largohet pas kryerjes së këtij akti, largohet pa e prishur fare terezinë.

Grabitja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në mesditë, ndërsa videoja është shpërndarë në “Facebook”, nga vetë Bombaj.

Sipas dietologes, në çantën e punonjëses të zyrës ndodheshin 20 mijë lekë të reja, karta e identitetit dhe patenta.

“Vjedhje ne mes te ditës, ne mes te njerezve! Ky “zoteri” ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga çanta e punonjëses se zyrës portofolin me 20mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithçka është filmuar ne kamera dhe është denoncuar ne polici”, ka shkruar Blerina Bombaj.

https://www.facebook.com/blerina.bombaj/videos/1796635340403619/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook