Arsenali është ndalur me një barazim 3:3 me Liverpool në shtëpi, një ndeshje plot emocion dhe gola.

Fillimisht mysafirët shënuan dy golat e parë përmes Coutinho në minutën e 26’të dhe  Salah në minutën e 52’të.

Por, një minutë më vonë, Alexis Sanchez shënoi për vendasit duke i dhënë shpresa ekipit të Arsene Wenger. Teksa barazoi në 2:2 Granit Xhaka në minutën e 56’të me një eurogol.

Ndeshja që dhuroi spektakël përfundoi 3:3 ku shënuan më pas Ozil për Arsenalin duke i dhënë epërsi dhe më pas erdhi përsëri barazimi nga Firmino i ekipit të Liverpool.

https://youtu.be/RlEDhouXank

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook