Pesë persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror i cili ndodhi mbi Alpet italiane. Po ashtu thuhet se një tjetër është plagosur rëndë.

Në këtë aksident të përfshirë ishin një helikopter dhe një aeroplan i vogël të cilët u përplasen më njëri-tjetrin.

Mediat italiane thonë se aksidenti ndodhi në afërsi të akullnajës Rutor në Luginën e Aostave, rreth 80 km në veri-perëndim të qytetit të Torinos.