Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale ditën e djeshme.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku ai flet për paradën e planifikuar nga komuniteti LGBTI në Prishtinë.

Teksa ka shpërthyer me fjalë të ashpra ndaj komunitetit LGBTI, Hoxha i Mitrovicës ka shprehur kundërshtimin e tij për mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Prishtinë, më 10 tetor, nën moton “Në emër të dashnisë”.

Latifaj dëgjohet të thotë se: “Pederat po na njollosin historinë tonë të shkruar me gjak”.

Teksa ngre tonin e zërit, imami kosovar deklaron se shqiptari nuk bëhet homoseksual dhe as bija e shqiptarit nuk bëhet lesbike.

“Shqiptari nuk bëhet peder, bija e shqiptarit nuk bëhet lesbike. Nuk bohet, nuk bohetttt!!!”, përfundon Latifaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook