Për të shtunën e 7 rradhazi, ditën e djeshme jelekverdhët protestuan sërish në Paris, ku kërkojnë largimin e presidentit Macron.
Një moment i pazakontë u kap nga kamerat, ku një ish-boksier i njohur francez goditi me grusht policinë gjatë përleshjeve me protestuesit.
Christophe Dettinger, 36-vjeç, ish-kampioni francez i peshave të rënda në vitin 2007 u identifikua nga policia përmes pamjeve të publikuara në media, shkruan “DuaLajm.com”.
Në pamje shihet egërsia që Dettinger përdor ndaj oficerëve të policisë, duke i qëlluar me grushta e shkelma.
Ish-boksieri francez është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë në bazë të akuzave të ngritura ndaj tij, ai mund të dënohet nga 3 deri në 5 vite burg.
Protestuesit filluan të përdorin dhunë ndaj policisë pasi ndaj tyre u lëshua gaz lotsjellës.