Një tjetër grup kriminal është shkatërruar në Spanjë, ku akuzohen për grabitjen dhe plaçkitjen e shtëpive në provincën e Gironas.

Banda përbëhej nga 6 persona me origjinë shqiptare e ekuadoriane, të cilët ranë në pranga nga policia e Barcelonës, për grabitjen e parave, stolive dhe pajisjeve elektronike.

Policia raporton se grupi kriminal në fjalë ka kryer 102 grabitje me forcë nëpër banesa dhe hetimi për ta ka nisur që në korrik të 2017-ës.

utorët kishin automjete të ndryshme për të kryer vjedhjet me të cilat lëviznin në Katalunja duke përdorur teknika për t’i shpëtuar policisë.

Në grupe prej tre personash
Pavarësisht se ishte një grup prej dhjetë personash, plaçkitjet gjithmonë i kryenin në grupe prej tre vetash: njëri priste në makinë larg shtëpisë në fjalë dhe dy të tjerat plaçkitnin në shtëpi kur nuk kishte asnjë të pranishëm, gjithmonë në pasdite.

Oficerët e policisë kanë sekuestruar bizhuteri, karta SIM, telefona dhe pajisje elektronike, si dhe mjete dhe rroba të përdorura për vjedhje.

Më 27 qershor, të arrestuarit dolën para gjykatës e cila vendosi të lërë në burg gjashtë prej tyre dhe liroi dy të tjerë, edhe pse hetimi është ende i hapur dhe arrestimet e mëtejshme nuk janë përjashtuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  VIDEO/ Momenti i tmerrshëm, demi godet për vdekje 50-vjeçarin