“Qeni është miku më besnik i njeriut”, besoj se të gjithë e kemi dëgjuar këtë shprehje.

Një video e bërë virale në rrjet e dëshmon më së miri këtë gjë. 

Disa pamje të filmuara në Kolumbi tregojnë momentin kur një qen besnik ka penguar shoferët dhe policët që të zgjonin pronarin e tij të dehur që po flinte në mes të rrugës.

Teksa një kalimtar përpiqet t’i afrohet burrit për t zgjuar, qeni hidhet në veprim dhe i leh derisa ai largohet.

Disa sekonda më pas afrohet një polic, por as ky i fundit nuk arrin që ti afrohet të dehurit pasi kafsha besnike nuk e lejon deri sa ky i fundit zgjohet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook