I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin” do të jetë moderatori i emisionit “Zone e lirë” Arjan Çani.

Por edhe përse është i ftuar në një tjetër program, Çani shfaqet si gjithmonë, pa filtra.

“I ke thënë atij?”, e pyet Ermali.

“Jo, jo mos e thuaj, të lutem. A ia q****a robt!”, iu përgjigj Çani duke shtangur publikun.

Në një quizz alla “Zonë e lirë”, Ermali i kërkoi Çanit të zgjidhte të preferuarat e tij.

“Pilaf apo rizoto?”, pyet Ermali. “Rizoto”, përgjigjet Çani.

“Gjoks apo vithe?”, vijon moderatori i “Xing”.

“Vithe”, u shpreh Arjan Çani.

Ndërsa pyetjes së Kejvinës, se ku do e puthte nëse do të ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Çani pa ngurruar tha “Vithe”.

Supriza e Ermal Mamaqit për Çanin, ishte ardhja në studio e Ard Daullxhiut, personazhit të famshëm televiziv, i cili përmes emisionit “Zonë e Lirë” gjeti nuse.

“Për Arjan Çanin, e them edhe publikisht që jap jetën”, tha mes emocionesh Daullxhiu në videon e shkurtër nga emisioni, të publikuar nga Mamaqi në Instagram.

 

Nami neser ne “Xing me Ermalin”. Ora 21:00 ne tv Klan.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook