Jonida Maliqi u rendit e 18-ta në finalen e festivalit më të rëndësishëm europian.

Ajo e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’, e cila fitoi zemrat e publikut në mbarë kontinentin.

Edhe pse festivali ka përfunduar, përjetimet speciale dhe pozitive që ka ndjerë gjatë rrugëtimi, këngëtarja shqiptare vazhdon t’i ndajë me të gjithë.

Tashmë këngëtarja është kthyer tashmë në shtëpinë e saj  dhe familja e ka pritur në mënyrën më të mirë të mundshme duke i bërë një surprizë.

Në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, shfaqet një tufë me trëndafila të kuq dhe disa tullumbace në shenjë mirëseardhjeje dhe mbi këtë video Jonida ka shkruar:
“Kur të presin me dashuri në shtëpi!”