Janë të shumtë njerëzit që bien pre e mashtrimeve të fallxhoreve të cilët janë të aftë të manipulojnë njeriun përballë dhe ta bindin mbi “fatin” e tij.

Gjithashtu të shumtë janë dhe të zhgënjyerit të cilët kanë harxhuar shumë të mëdha parash tek këto zonja e zotërinj të cilët pretendojnë të shikojnë fatin.

Në videon e bashkëngjitur lajmit nga emisioni “Stop” në Tv Klan mund të shikoni dy kamera të fshehta se si dy fallxhore flasin dhe bindin në këtë rast vajzat në këmbim të shumave monetare.

Në pjesën e dytë të videos do të shikoni rrëfimin e një vajze e cila i thotë fallxhores se ka rënë në dashuri me deputetin Taulant Ballën dhe fallxhorja bie në kurth dhe vazhdon te tregojë se si do të shkojë puna mes “çiftit”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook