Ky është momenti kur një kamerier i shpëton jetën dy policëve që kishin mbetur të bllokuar brenda veturës e cila ishte përmbysur në një anë.

Riyad El-Hassani, 24-vjeç, nxori shëndoshë e mirë policët që ishin rrokullisur me makinën në Limehouse në pjesën lindore të Londrës.

Një video amatore shfaq El-Hassanin duke u ngjitur mbi veturën e rrokullisur, të cilën mezi i hap derën dhe i nxjerr jashtë policët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook