Një tjetër rast i makinave që tejkalojnë shpejtësinë në autostradë duke hyrë në sens të kundërt lëvizje e duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

Policia Rrugore ka arrestuar dhe ndëshkuar 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.

Ai është ndëshkuar me 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë.

Policia e Shtetit ka kërkuar që median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.