I dënuar me 18 vite burg për trafik droge, kërkohej në të gjithë Europën, por kapet në Durrës.

Policia njofton se ka vënë në pranga 52-vjeçarin Robens (Arben) Berberi.

Ai është i dënuar nga Gjykata e Milanos për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe për arsye se ishte pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale.

Njoftimi i Policisë
Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kapur një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Milanos në Napoli Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale ‘Organizatë kriminale ‘dhe’ Trafik narkotikësh ‘parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.