Moderatori i emisionit “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka denoncuar mbrëmjen e djeshme peshkaqenin e kredive të Shqipërisë.

Myftaraj tha se ky “peshkaqen” është bankieri më i madh shqiptar dhe drejtori i përjetshëm i fondit BESA, Bajram Muça.

Analisti shprehet se Muça jep hua ilegale tek qytetarët me norma të mëdha interesi dhe më pas i’a merr me metoda mafioze.

Myftaraj e përshkruajti drejtorin e fondit BESA si një oligark peshkaqen, duke deklaruar se do të merrej sërish me të.

Kastriot Myftaraj: Në Amerikë ekziston një term për ata që kreditojnë paratë e publikut tek qytetarët me interesa të larta në mënyrë informale, quhen peshkaqenë. Atje është i kundërligjshëm, një njeri që jep hua ilegale tek qytetarët me interesa të larta në mënyrë informale dhe duke ua marrë pastaj me metoda mafioze. Shteti në Amerikë këta njerëz i ndjek, i fut në burg. Ky term është përhapur dhe në Europë dhe botë nga SHBA. Në Shqipëri çuditërisht ekziston një organizëm legal i cili ushtron këtë aktivitet me një emër ironik Fondi BESA, peshkaqeni financiar në Shqipëri përfaqësohet fare mirë nga drejtori i përjetshëm i Fondit BESA, Bajram Muça.

Ka ndërruar disa emra, fondacion, fond, drejtori e mikrokredive, pastaj ka krijuar dy-tre fondacione të tjera, ka blerë aksione, ka shitur aksione, ka qenë OJF, është bërë Sha., shoqëri anonime, është bërë institucion që funksinon si bankë por quhet jo bankë. Terma që janë shpikur për të ushtruar aktivitete të tila në një zonë gri të kufirit legal. Ekzistojnë dhe në botë këto por nuk abuzohet si tek ne. Këtu merret dhe karikaturizohet çdo shembull që ndodh në botë, e marrim dhe  shndërrojmë në karikaturë. Ka në botë institucione të tilla por nuk marrin përmasa si këtu që Bajram Muça të jetë sot bankieri më i madh, njërin e vranë, Artan Santo bankieri më i madh. 

Ka mbetur i dyti, Bajram Muça bankieri më i madh shqiptar, se bankat e tjera i kemi të huaja. Është e rëndë ti thuash dikuj peshkaqen financiar. Kredi biznesi thotë Fondi Besa, interesi vjetor nga 22.56% në 28.8% , shuma maksimale deri në 10 milion lekë të reja 4-7 vjet.Kolateral do të vesh në Hipotekë një pronë, ose kush del dorëzan. Vlera e pasurisë që lihet si garanci duhet të jetë 150% e vlerës, kuptohet siç e kanë bankat. Ky  institucioni i garancisë funksionion si bankë. 

Dikush që do të marrë 100 milion lekë, duhet të lërë një pasuri me vlerë 150 milion lekë dhe të bëjë një biznes të vogël. Lind pyetja sa do të jetë norma e fitimit të këtij biznesi të vogël ose të mesëm që ky edhe do të ketë fitim që të jetojë, do paguajë dhe taksat, dhe do paguajë interesin vjetor nga 22.56 në 28.6%. Imagjinohet që ky kredimarrësi i shkretë do të bjerë në kthetrat e peshkaqenit financiar. Ka marrë një hua tek peshkaqeni dhe do t’ia marrin pasurinë, do të kthehet në një pompë që thith pasurinë e shiptarëve.

Të mos harrojmë që merret me shtresat e dëshpëruara të shoqërisë, ato shtresat e varfëra që kanë ëndërr të hyjnë në një biznes. Ku i gjen paratë ky zotëria? Deri tani ka bërë tym 470 milionë euro ndihma të huaja dhe fonde të qeverisë shqiptare. Efektiviteti i tij cili është ? Do flasim gjatë për zotërinë, do ia zbuloj të gjithë letrat. Në fund do ti çoj prokurorisë një dosje me një fjongo të bukur, me ngjyrën e kostumit të zotit Bajram. Pra bankieri jo bankier.

 Tani këtu e keqja ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë janë këto që humbin para skema të Bajramit, në mënyrë pëshkaqenore siç mund të thuhet, ndërsa nga ana tjetër është krijuar një biznes informal brenda Fondit BESA. Në letër fondi BESA ka komitet auditimi brenda që paguhen paratë e donatorëve të huaj se këto nuk janë paratë e Bajramit që ta dini. Ai as nuk i solli nga fshati i tij në Skrapar, as nga ndërmarrja buqjësore e Krujës ku ishte shef llogarie dhe e la ndërmarrjen siç do ta lërë fondin BESA në fund, ndoshta pas 14 vjetësh, 24 vjet ka që e drejton. 

Ka një Departament Kontrolli të Brendshëm, se ku janë raportet në faqen zyrtare ku duhet të ketë transparencë, nuk ka asnjë gjurmë. Ka një Asamble, nuk janë emrat e anëtarëve të Asamblesë atje, por i kemi kartat dhe do ti nxjerrim. Të kenë turp ata burrat që marrin lekë tek Bajrami dhe firmosin ato letrat, i duhet Bajramit që të thotë është përgjegjësia kolektive, e kemi marrë vendim si Asamble. Dalin si të nderuar në ekrane dhe këtej, por do t’u nxihet keq fytyra të gjithëve. Kanë bërë një skemë të çuditshme, merr 100 mln lekë kredi, lër një kolateral aty. 

Në fund ti nuk paguan kredinë, ne të marrim kolaterialin por do na dorëzosh ne 50%. Ti del i nderuar me 50 mln lekë, 50 mln i marrin këta lukunia e peshkqenëve të BESËS. Drejtoria e Pastrimit të Parave dikur e ka paditur për pastrim parash fondin BESA me ato lojërat që bënte me ndërrim emrash. Ka dhënë një vendim të turpshëm Gjykata e Lartë, njëfarë Besnik Imeraj, një peshkaqen i drejtësisë që vetëm për këtë vendim duhet të zhduket nga tërë gjykatat shqiptare. 

Është sekseri i peshkaqenëve, relatori, do të merremi me vendimin javën tjetër. Duhet ti marrë vettingu këta të gjithë, dhe nja dy që janë brenda bashkë me këtë, kanë qenë kolegj. Me Bajramin do merrem përsëri, e kam shumë përzemër gjuetinë e peshkaqenëve financiarë në Shqipëri, oligark po e po, oligark peshkaqen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Vrasja e Artan Santos/ "Kodi mafioz që lejoi Policinë të mos i prekte vrasësit"