Këngëtarja e njohur, Celine Dion, gjatë një koncerti në Las Vegas është gjendur në një situatë tepër të vështirë, ku një fanse e saj është ngjitur në skenë dhe e ka frikësuar atë.

Ylli i muzikës ishte në mes të performancës, kur një grua arriti të ngjitej në skenë.

Fansja përqafoi këngëtaren dhe arriti ti vendoste një këmbë sipër.

Gruaja qëndroi gjatë pranë Celine Dion, duke refuzuar largimin nga skena nga rojet security të këngëtares.

Kjo e fundit ka arritur ta menaxhojë mjaft mirë situatën, duke komunikuar qetësisht, mirëpo pas largimit të fanses, ajo është shtrirë në skenë në formë lehtësimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook