Cardi B është detyruar që të ndalte koncertin e saj në festivalin Bay Dreams në Zelandën e Re pas një incidenti me veshjen.

Incidenti ndodhi të mërkurën ndërkohë që reperja po bënte “twerk” në mes të skenës. 26-vjeçarja e ndali për një moment performancën e saj duke e njoftuar turmën që i duhej të rregullonte problemin me veshjen në pjesën e pasme.

Pasi mbaroi së kënduari, Cardi njoftoi: “Kam nevojë për një pushim të vogël, kthehem shpejt, më duhet ta heq këtë gjë nga të pasmet”.

Si duket problemi vinte nga kostumi i saj, i cili ishte shtrënguar më shumë seç duhet pas performancës së “twerk-ut”.