Kryeministri Edi Rama është bdakur në qytetin e Fierit, ku bashkë me kryebashkiakun Armando Subashi kanë parë nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe shëtitoren.

Ndërsa Rama ka shëtitur përreth zonës duke inspektuar punimet, ka pasur banorë të shumtë që janë mbledhur, ndërsa një prej tyre i revoltuar i ka shprehur problemin e tij kryeministrit.

Qytetari bërtet duke iu drejtuar kryeministrit me fjalët: “Keni Perëndi apo nuk keni Perëndi?”.

Kryeministri Rama e ka ftuar të bisedojnë nga afër. Qytetari u pyet nga gazetarët se çfarë bisedoi me kryeministrin.

Ai u shpreh se iu ankua kryeministrit pasi duan t’ia prishin shtëpinë që e ka pranë lumit Gjanica, për të cilën u shpreh se Hipoteka ia ka zhdukur dokumentet, duke e cilësuar banesën si ndërtim pa leje.

“Kryeministri më tha ke dokumente mirë, s’ke do ta prish tha, ça tha. Ke vërtetim pronësie, asgjë tjetër. Kjo ishte përgjigjja e tij. Unë kam një ndërtim poshtë tek lumit Gjanica, me leje por Hipoteka ka bërë pisllëqe, i ka heq dokumentet dhe më nxjerrin pa leje fare. Mirë që më priti njëherë se i kam dërguar 100 telegrame e s’më ka kthyer përgjigje”, deklaroi banori para gazetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook