Ceremonia e betimit të Vladimir Putinit, i cili u rizgjodh president i Rusisë në mars, u përdor gjithashtu edhe për t’i treguar publikut makinën e tij të re shtetërore e krijuar në Rusi për zyrtarët e lartë.

Zhvilluar në një program të quajtur ‘Kortezh’, ajo zëvendëson makinat gjermane të favorizuara më parë nga administrata presidenciale.

Rusia nuk ka përdorur makina të prodhuara në vend për transportin e zyrtarëve të lartë që nga koha sovjetike.

Projekti Kortezh është çështje prestigji, që demonstron aftësitë teknologjike dhe industriale të Rusisë.

Vetëm një numër i vogël i kombeve përdorin automjete të prodhuara në vend për udhëheqësit e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook