Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u zbulua se ai kishte kthyer shtëpinë e tij në Kalithea të Athinës në një fermë ku kultivohej kanabisi.

Sipas raportimeve të mediave greke, efektivët kanë arritur të sekuestrojnë rreth 470 fidanë kanabisi. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por policia greke ka zbuluar një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në një banesë përdhese ku jetonte shqiptari bashkë me një shtetas grek.

Gjithashtu policia ka ka sekuestruar në cilësinë e provës edhe 12.6 kg kanabis të përpunuar, 49 gr vaj kërpi, një shumë parash prej 1420 euro, 8 telefona celularë dhe një sërë pajisjesh që arrinin të përpunonin lëndën narkotike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook