Real Madrid konfirmon krizën. Pas humbjes me Barcelonën, dy barazimeve rradhazi me Celtën në kampionat dhe Numancian në ndeshjen e kupës, madrilenët janë mposhtur në “Santiago Bernabeu” nga Villareal.

Edhe pse krijuan më tepër mundësi shënimi, kampionët e Europës u thyen me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm dhe i fitores për Villareal u shënua nga Pablo Formals në minutën e 87 të ndeshjes, pas daljes jo të studjuar mirë të Navas.

Kjo ndeshje konfirmon krizën që po kalojnë galaktikët, të cilët që pas humbjes 0-3 në El-Classico, kanë zhgënjyer mjaft me rezultate, duke i dhënë lamtumirë titullit kampion që në janar.

Pas kësaj ndeshje, e vlefshme për javën e 19 të La Ligës, madrilenët renditen në vendin e 4 me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona kryesuese, ndërsa me një pikë më pak se kampionët në fuqi të Europës renditen Villareal me 31 pikë.

Renditja e La Liga:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook