Ata janë dy nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, dhe janë komentuar gjatë dhe të gjithë kanë qeshur e janë argëtuar me ta.

Po flasim për Lek Plepin dhe Linda Morinën, të cilët kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”.

Ata promovuan në emision bashkëpunimin e tyre muzikor me titullin “Seen”.

Teksa folën për projektin e tyre, drejtuesi i emisionit, Arian Çani, i bëri një pyetje “thumbuese” Lek Plepit, duke i thënë që t’i vendoste unazën në gisht Lindës, por kjo e fundit e ka refuzuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook