Mbrëmjen e djeshme policia rrugore ka ndaluar shoferin, i cili po lëvizte në sens të kundërt dhe në gjëndje të dehur.

Në afërsi të Saukut uniformat blu ndaluan drejtuesin e mjetit ku rezultoi me normë të lartë të alkolit.

Veç kësaj ai po ecte me makinë në kah të kundërt, e papranueshme kjo dhe tepër e rrezikshme.

Shoferi ka thyer dy shkelje të Kodit Rrugor dhe shoqërohet në komisariet. Policia e Shtetit ka publikuar videon e aksionit të mbrëmshëm.

“1.14 mg/l. E pa pranueshme.

Drejton mjetin ne gjendje tejet te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rrugës”, shkruhet në shkrimin që shoqëron videon e publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook.

1.14 mg/l. E pa pranueshme.Drejton mjetin ne gjendje teje te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 16. Dezember 2017

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook