Arabia Saudite ka fituar ndaj Egjiptit me rezultatin 2-1 në takimin e sotëm të zhvilluar në Botërorin e Rusisë.

Ajo që ka bërë përshtypje në momentin e golit të dytë të Arabisë Saudite, ishte mënyra e festimit të golit nga ana e Salem Aldavsari.

Lojtari i kombëtares së Arabisë Saudite, Salem Al-Dawsari, ka festuar golin e tij ndaj Egjiptit duke bërë shqiponjën.

Salem Al-Dawsari i cili arriti që të shënojë golin e tij të parë në këtë botëror në minutat e fundit ishte shumë me fat, pasi me golin e tij Arabia Saudite ka arritur që të shënojë fitoren e parë në këtë botëror.

Ai ka zgjedhur të festojë disi si Xhaka dhe Shaqiri, duke e formimuar shqiponjën me duar. Sigurisht, që nuk mund ta humbasin një detaj të tillë serbët.

“Alo.rs” e ka publikuar këtë gjest të futbollistit të Arabisë Saudite, duke u shprehur konfuze se cili ishte qëllimi i veprimit të këtij lojtari, që kishte formuar shqiponjën me duart e tij, duke rikthyer në kujtesë Shqipërinë në Botërorin e Rusisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook