Pasi ka publikuar suksesin e saj të radhës, këngën “Benzina” Luana Vjollca ka shkuar të ndjekë koncertet e saj nëpër trevat shqipfolëse.

Së fundmi koncerti i saj ka qenë në Pejë ku pas reagimeve të forta për këngën e saj të re ajo u ndal aty për ta performuar për fansat e saj më të zjarrtë. E veshur bukur me nji fustan dhe sharmante si gjithmonë ajo ka kënduar në pub’in ku ishte ftuar por në momentin që u afrua ta këndonte me fansat dhe u zgjati mikrofonin njëri prej fansave e ka kapur nga dora këngëtaren dhe nuk e lëshonte deri në mom që ndërhyri sigurimi dhe ajo vazhdoi e qetë performancën. 

Britma dhe ulërima frike u dëgjuan nga ky gjest por që janë shuar shpejt nga këngëtarja e cila arriti të qetësonte veten dhe fansat me zërin e saj. Videon e ka postuar vetë këngëtarja në “Instagram” me një mesazh sipër ku falenderon fansat e saj në Pejë, “PEJA ma mbushet zemren plot mbreme! ??????❤❤”.